Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Në orët e pasdites pritet përsëri riaktivizim i reshjeve të shiut në veriperëndim-perëndim me intensitet të ulët. Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.

Po ashtu, era do të fryjë me drejtim nga juglindja me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoje shpejtësi deri në 20m/s. Ndërkohë valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do te jete i forcës 3-5 ballë.