Këtë të enjte parashikohet që në vendin tonë të dominojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike, ku pritet që të kemi kthjellime dhe vranësira kalimtare në ultësirën perëndimore.
Ndërsa në zonat malore parashikohet që vranësirat të jenë më të dukshme sipas MeteoAlb.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.





