Vendi ynë do të ndikohet nga mot i kthjellët dhe me alternime vranësirash në pjesën e dytë të ditës.
Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat mbeten më të dukshme në zonat malore.
Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës parashikohet që gradualisht vranësirat të shtohen në të gjithë territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C
Ndërkohë era do fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.