Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët do të dominojë vendin sot deri pak pas mesditës, kur në një pjesë të mirë të vendit shfaqen vranësirat e lehta e kalimtare.

Këto kushte atmosferike mbeten edhe gjatë mbrëmjes, ndërsa me kthjellime do të paraqitet zona përgjatë vijës bregdetare.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë, duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 15°C deri në 36°C.

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë./