Sipas Meteoalb, vendi këtë të martë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të me diell në të gjithë territorin.
Temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14°C në 21°C, në zonat e ulëta nga 22°C në 29°C dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 30°C.
Era do të fryjë në drejtim Verior ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.