MeteoAlb parashikon se edhe sot do të mbeten dominuese vranësirat e shumta në territorin shqiptar, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht qendrore, ndërsa reshjet e pakta të dëborës do të jenë prezente në zonat malore.     

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar dallgëzim 5 ballë.