Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot kryesisht me diell. Në zonat jugore dhe juglindore do të ketë dhe intervale me reshje të izoluara shiu.

Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku variojnë: në zonat malore, nga -5°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 05°C në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 13°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.