Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit dhe në vendin tonë këtë të shtunë sipas MeteoAlb, çka do të sjellë kthjellime dhe vranësira kalimtare në orët e para të ditës.

Por mesdita sjell zhvillim të vranësirave duke krijuar mundësinë për momente të shkurtra me pika shiu në skajin verior. Pasditja dhe nata mbeten me kthjellime në zonën e ulët dhe bregdet ndërsa vranësira të shpeshta do ketë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por mesdita ruan vlera konstante duke luhatur vlerat ditore nga 7°C zonat malore deri në 27°Czonat e ulëta.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.