Këtë të hënë, pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranesirash të cilat më të dukshme do të jenë në shtrirjen lindore.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranesirat e pakta do të bëhen më të dukshme në zonat malore, por bregdeti mbetet me kthjellime sipas MeteoAlb.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 2 ballë.