Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura, të cilat do të jenë më të theksuara në zonën e veriut dhe relievet malore në lindje.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal (pika) parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje të territorit. Më pas ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore, hera-herës era pritet të arrijë shpejtësi deri 16 m/s.

 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3-4 ballë.