Sipas Meteoalb, moti i kësaj të shtune do të vijojë me kthjellime në zonat Perëndimore, ndërsa parashikohen vranësira lokale në zonat malore.
Pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat Perëndimore, por vranësira më të theksuara do të paraqiten në zonat malore, kryesisht në zonat verilindore dhe në zonat juglindore ku rrezikohen nga shira të izoluara.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e para të ditës duke shënuar minimumin 6-7 gradë Celsius dhe maksimumin në 28 gradë Celsius.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 47 km/h në drejtimin verior, duke shkaktuar në det dallgëzim 3 ballë.





