Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje.

Era me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7- 9 m/s

 Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.