Këtë të hënë, vendi ynë do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësirat kalimtare deri në orët e mesditës.

Por sipas MeteoAlb, orët e mesditës dhe pasdites do të zhvillojnë vranesirat duke sjellë reshje të karakterit lokal në Jug dhe pjesërisht në Lindje të territorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 – 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.