MeteoAlb parashikon alternime kthjellimesh dhe vranësir, të cilat do dominojnë në pjesën më të madhe të territorit deri në mesditën e kësaj të diele.

Pasditja sjellë shtim të vranësirave, fillimisht në zonat perëndimore dhe më pas në të gjithë Shqipërinë duke gjeneruar reshje shiu e dëbore.

Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike. Temperaturat e ajrit kanë mbetur konstante në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C deri në 15°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor- Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.