Moti këtë të shtunë, sidomos në vijën bregdetare do të jetë i favorshëm për të gjithë ata që kanë vendosur ta kalojnë fundjavën në plazh.

Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat lindore.

Parashikohet që gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat të shtohen, më shumë në zonat malore duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu në zonat veriore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.