Sipas Meteoalb, vendi këtë të enjte do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje në të gjithë vendin. Reshjet do të jenë në formën e rebesheve.

Temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10°C në 20°C, në zonat e ulëta nga 17°C në 25°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 26°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.