Sipas MeteoAlb, gjatë paradites vendi ynë do të jetë në dominimin e kthjellimeve pothuajse në të gjithë territorin.
Por parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash ku më të theksuara do të jenë përgjatë kufirit lindor, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.
Temperaturat e ajrit do të jenë kostante në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor – Juglindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.