Sipas MeteoAlb, këtë të diel kthjellime dhe alternime të shpeshta vranësirash dominojnë motin në të gjithë Shqipërinë. Më të dendura vranësirat paraqiten gjatë pjesës së dytë të ditës, në zonat malore përgjatë kufirit lindor.
Kjo situatë e motit do të mbetet prezente gjatë natës dhe deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në të dy ekstremet ditore, duke luhatur vlerat termike nga 11 në 27°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në det dallgëzim do të ngjitet deri në 3 ballë.





