Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me diell dhe të ngrohtë.
Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 13°C, në zonat e ulëta nga 07°C në 19°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 20°C.
Era do të fryjë në drejtim Jugor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.