Zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, ndërsa me vranësira më të dendura paraqiten zonat veriore duke rrezikuar rrebeshe shiu afatshkurtra në ekstremin verior të vendit.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të territorit, por sërish zonat malore Lindore do të jenë me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rritje më të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke bërë që në det të gjenerohen dallgë mbi 2 ballë.
Europa
Gadishulli skandinav si edhe Evropa verilindore do të mbeten në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente gjatë gjithë ditës. Pjesa më e madhe e Evropës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta.





