Këtë të premte, moti në vend parashikohet kryesisht me kthjellime.

Gjatë mesditës, në zonat malore do të shfaqen vranësira të lehta kalimtare, të cilat në disa raste mund të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Temperaturat do të mbeten të larta, me maksimumet që do të shkojnë deri në 30°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, duke sjellë freskim të lehtë në orët e mbrëmjes.