Sipas MeteoAlb, vendi këtë të martë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.

Temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 23°C, në zonat e ulëta nga 18°C në 28°C dhe në zonat bregdetare nga 20°C në 29°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.