Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës sot Shqipëria do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare.
Por në orët vijuese vranësirat do të zhvillohen, duke sjellë reshje shiu si fillim në zonat Jugperëndimore më pas do të përfshihet i gjithë territori. Në zonat e thella malore do të ketë reshje të pakta dëbore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.
Era do të fryjë e mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 70 – 75 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 6 – 7 ballë.





