Masat ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta mbeten prezente në vendin tonë, duke bërë që paraditja të dominohet nga kthjellimet në pothuajse gjithë territorin.
Sipas MeteoAlb gjatë mesditës dhe pasdites parashikohet që vranësirat të shfaqen në zonat malore dhe pjesërisht në zonën e ulët.
Ndërsa mundësit për reshje të izoluara janë shumë të ulëta.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 40°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.