Sipas MeteoAlb, për këtë të martë, alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta mbeten dominante deri në mesditë kur vranësirat dendësohen në zonat malore, kryesisht veriore.
Pasditja dhe mbrëmja parashikohen të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri në orët e vona të natës kur pritet dendësim i tyre në veri-verilindje.
Ndërsa temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat maksimale të ditës, duke u luhatur nga 7-26°C.
Era do fryjë kryesisht e lehtë, por deri mesatare në mbrëmje në zonat Veriore me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim 2 ballë.





