Sipas Meteoalb, vendi këtë të mërkurë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.
Temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10°C në 20°C, në zonat e ulëta nga 19°C në 25°C dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 26°C.
Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 5 ballë.