Vendi sot do të dominohet nga kthjellimet e pakta dhe vranësirat e shpeshta gjatë paradites, të cilat do të sjellin mundësi për reshje të karakterit lokal në zonat Juglindore.

Sipas MeteoAlb në vijim vranësirat gradualisht do të largohen nga territori shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.