Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash gjatë orëve të para të ditës, ku më të dukshme vranësirat pritet të jenë në Veri-perëndim të Shqipërisë.

Në orët pasdites vranësirat do të shtohen përkohësisht duke krijuar mundësi për momente me pika shiu në zona të izoluara në Veri dhe pjesërisht në qendër të territorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim të ulët.