Sipas Meteoalb, vendi këtë të enjte do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu në të gjithë territorin. Intensiteti më i madh i reshjeve do të jetë në zonat e jugut.
Temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 18°C, në zonat e ulëta nga 13°C në 22°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 24°C.
Era do të fryjë në drejtim Lindor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.