Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës sot do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta.

Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të zhvillohen, duke bërë që reshjet të përfshijnë të gjithë vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 12°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.