Gjatë paradites, moti në vendin tonë pritet të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, ku më të shpeshta do jenë në rajonin verior duke sjellë herë pas here reshje shiu e dëbore. Por, pas mesditës, vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë shira edhe në zonat qendrore.

Sipas MeteoAlb, gjatë natës, reshjet përfshijnë thuajse gjithë territorin. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare  gjatë paradites, por forcohet në pasdite me shpejtësi 45km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.