Sipas MeteoAlbm orët e para të ditës së shtunë do dominohen nga kthjellime dhe alternime të shpeshta vranësirash në të gjithë Shqipërinë.
Më të dendura vranësirat paraqiten gjatë pjesës së dytë të ditës në zonat jugore-juglindore. Kjo situatë e motit do të mbetet prezente gjatë natës dhe deri mëngjesin pasardhës.
Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes por rënie sjellë mesdita duke u luhatur nga -3°C në zonat Verilindore deri në 13°C në bregdet.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./





