Sipas MeteoAlb, këtë të diel moti në vendin tonë do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por gjatë pasdites dhe në vijim pritet që vranësirat të shtohen kryesisht në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -5C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 14°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në det dallgëzimin 3 ballë.





