Ditën e sotme vendi ynë, do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ftohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore që kanë depërtuar drejt Ballkanit.
Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes lindore, të cilat përveç kthjellimeve do të kenë herë pas here vranësira të shpeshta megjithatë mundësia për reshje është thuasje zero.
Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të tyre, duke u luhatur nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopi, deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet të shsënohet në qytetin e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det, me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.