Temperatura të ulta deri në -6 gradë pritet të na shoqërojnë natën e ndërrimit të viteve. Ndërsa reshjet do të jenë në formën e dëborës në veri dhe lindje të vendit.

Parashikimi i IGJEUM, 31 dhjetor 2019:

RESHJET

Nesër (e martë, dt.31), priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Kukës dhe Dibër, ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në terrenet malore priten reshje të dobëta dëbore në verilindje dhe lindje të vendit.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 / 10 °C

në vendet e ulëta: 0 / 9 °C

në vendet malore: -6 / 2 °C

ERA

Nesër (e martë, dt.31) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, deri mesatare gjatë pasditeve.