Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s. Deti i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 9 deri 24°C
në zonat e ulëta 14 deri 27°C
në zonat bregdetare 14 deri 26°C.