Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbeten prezente në territorin shqiptar, duke bërë që kthjellimet të jenë më dominante në Ultësirën Perëndimore. Por në zonat malore në orët e mbrëmjes do të këtë vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 4°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 25°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 2 ballë.