Sipas Metoalb, masat e ngrohta dhe të thata do të sjellin mot të kthjellët në territorin shqiptar, më të dukshme në ultësirën perëndimore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të kemi kalime vranësirash në zonat përgjatë kufirit lindor.

Përsa i përket temperaturave të ajrit, do të vijojnë në rritje në orët e para të ditës, por zbresin në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në mëngjes 15 gradë Celsius, ndërsa maksimumi ne mesditë 37 gradë Celsius.

Era do të vijojë të fryjë mesatare me një shpejtësi 35-40 km në orë në drejtimin kryesisht veri-perëndimor dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim 3-4 ballë.