Kthjellimet dhe vranësirat dominojnë territorin, ku herë pas herë do të ketë zhvillim të tyre, duke gjeneruar shira afatshkurtra. Pjesa e dytë e ditës përmirëson dukshëm kushtet e motit, duke bërë që kthjellimet të jenë prezente në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat e tyre ditore nga 7°C deri në 24°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare krijohet dallgëzim 2 deri 3 ballë.