Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës parashikohet që pothuajse i gjithë territori shqiptar të jetë në dominimin e motit të kthjellët. Por në orët vijuese pritet të ketë shfaqje të vranësirave të pakta në zonat malore dhe pjesërisht zonën e ulët, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje.

Ndërsa vija bregdetare do të mbetet në domininim e motit të kthjellët dhe pas mesdite. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.