Moti për ditën e enjte pritet të jetë në kushtet e kthjellimeve me vranësira kalimtare, të cilat më të shpeshta do të jenë në zonat malore.

Sipas "MeteoAlb", pjesa e dytë e ditës sjell vranësira më të dendura dhe shira të përkohshme në Veri dhe zonat Juglindore ku priten edhe rrebeshe të shkurtra. Ndërsa shira të izoluara do të ketë në zonat qendrore.

Temperaturat e ajrit do vijojnë të pandryshuara gjatë mëngjesit, por një rënie të lehtë sjell mesdita, në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.