Territori shqiptar mbetet gjatë gjithë ditës në kushtet e motit të kthjellët, përjashtuar Verilindjen dhe zonat Lindore ku pasditja fuqizon vranësirat duke gjeneruar shira të përkohshme.
Orët e mbrëmjes dhe gjatë natës vijojnë me kthjellime e vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit, por vranësira të shpeshta dhe shira të izoluara do të ketë ekstremi Verilindor i Shqipërisë.
Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit vijojnë me rënie të lehtë gjatë mëngjesit, por mesdita nuk sjell ndryshime të ndjeshme të vlerave termike.
Era do të fryjë mesatare dhe rrallëherë e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.





