Paraditja do të vijojë me kthjellime, por herë pas here do të ketë dhe vranësira. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë një zhvillim të vranësirave në zonat veriore si dhe në zonat veriperëndimore, duke gjeneruar reshje shiu gjatë natës.

Sipas Meteoalb, më pas reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat e ajrit do të vijojnë në rritje në orët e para të ditës deri në mesditë, duke bërë që vlerat ekstreme të variojnë nga 6-24 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi 45 km/h duke shkaktuar në det dallgëzim 4-5 ballë.