Prezenca e një qendre me presion të lartë atmosferik mbi Ballkan do të kushtëzojë në vendin tonë mot të qëndrueshëm. Kështu, moti i kthjellët do të jetë dominues në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që edhe pasditja të mbetet me të njëjtat kushte meteorologjike ku kthjellimet do të jenë prezente sidomos në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa për sa i përket zonave malore përveç kthjellimeve do të ketë edhe kalime vranësirash të cilat do të largohen gradualisht gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në vlerat maksimale duke bërë që termometri në zona të veçanta të arrijë deri në 32 gradë.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi verilindor – Lindor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 1- 2 ballë.