Territori shqiptar do të dominohet nga intervale kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa rebeshe afatshkurtra shiu do të ketë në zonat qendrore dhe lindore.

Sipas "Meteoalb", në ekstremin verior do të ketë shira të izoluara, ndërsa në mbrëmje shirat zhvendosen në kufirin lindor duke lënë pjesën tjetër të territorit shqiptar me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat do të pësojnë një zbritje të lehtë në orët e para të ditës me 3 gradë Celsius, më të ndjeshme në zonat qendrore dhe ato lindore. Era do të fryjë me shpejtësi 30 km/h në drejtimin verior, duke shkaktuar në det dallgëzim 2-3 ballë.