Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin dominim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Por me kalime të pakta vranësirash paraqiten zonat veriore të vendit tonë. Temperaturat e ajrit do të  vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat nga 18°C deri në 39°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.