Vijon dominimi i kthjellimeve me vranësira kalimtare deri në orët e pasdites, kur vranësirat shtohen gradualisht në territor; më të shpeshta në zonat Lindore-Juglindore ku priten shira të përkohshme.

Në mbrëmje dhe gjatë natës moti rikthjellohet thuajse në të gjithë territorin shqiptar.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit pritet të ruajnë vlera termike thuajse konstante gjatë mëngjesit edhe mesditës.

Era do të vijojë të fryjë e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, ndërsa në det vijon dallgëzim i ulët.