Në pjesën e parë të kësaj të marte, MeteoAlb parashikon se moti do të mbetet në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve e vranësirave kalimtare.
Por pasditja, pritet të sjellë shtim të vranësirave në zonat jugore duke gjeneruar shira afatshkurtër, ndërsa pjesa tjetër e vendit vijon me kthjellime.
Temperatura e ajrit mbetet e pandryshuar në vlerat minimale, ndërsa rriten ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -2 °C në Pukë deri në 18 °C në Sarandë.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.





