Moti vijon me kthjellime e vranësira të shpeshta edhe gjatë paradites të së mërkurës.
Më të dendura do të jenë në zonat Lindore dhe pjesërisht në Qendër, ku do të ketë shira të përkohshme.
Ndërsa pasditja, zhvendos shirat drejt zonave Lindore, duke lënë pjesën më të madhe të territorit me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Sipas "Meteoalb", temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por një rënie të lehtë sjellin orët e mesditës kur pritet maksimumi prej 28 – 29°C.
Era do fryjë mesatare në tokë por deri e fortë në det, me shpejtësi 55 km/h nga Veriperëndimi ndërsa në det vijon dallgëzimi 2 – 3 ballë.






