Deri në mesditë i gjithë vendi do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Më të dukshme vranësirat paraqiten përgjatë zonave lindore duke gjeneruar shira të izoluara. Por mbrëmja sjell përmirësim të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në vend.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes, por rritje të lehtë sjell mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C deri në 21°C. Era do fryjë e lehtë në tokë, por e fortë në det me shpejtësi 40-45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.